Presidenti Ilir Meta ndodhet në Itali ku ka zhvilluar një vizitë në Komunar Arbëreshe të Siçilisë. Mbrëmjen e sotme, Meta ka ndarë në Facebook një video, ku shohet një 96-vjeçar që e përshëndet duke kënduar një këngë arbëreshe nga ballkoni i tij.
“Duke ju uruar një natë të qetë, po ndaj me ju një nga momentet më emocionuese të vizitës time në Komunat Arbëreshe të Siçilisë.
Av. Francesco Norcia, 96 vjeç, në Horën e Arbëreshëvet, zgjodhi të më përshëndeste nga ballkoni i shtëpisë së tij me këtë këngë kaq të bukur arbëreshe.
Me shumë kënaqësi e takova për t’i shprehur falenderimin dhe mirënjohjen e thellë për dashurinë e tij të madhe dhe kaq frymëzuese për Shqipërinë dhe identitetin tonë kombëtar”, shkruan Meta./albeu.com