96 ditë para Kryeministrisë, Lapaj “shpërthen” ndaj Policisë: Më kallëzuan për të gjashtën herë! Ne do i rrëzojmë ata, kemi Kushtetutën

Në ditën e 96 para kryeministrisë duke protestuar për rrëzimin e qeverisë, Adriatik Lapaj ka njoftuar se ëhstë kallëzuar gjashtë herë për 14 vepra penale.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjet, Lapaj paralajmëroi se do të rrëzojë Policinë e Shtetit dhe qeverinë me pretendimin se ai ka në anën e tij drejtësinë dhe Kushtetutën.

Në fjalën e tij kreu i partisë “Shqipëria Bëhet” ngriti akuza ndaj Policisë me pretendimin se ajo nuk po bën punën e saj si duhet por merret me atë dhe protestuesit e tij.

Fjala e Adriatik Lapaj: Sapo mora vesh se policia më kallëzuar për herë të gjashtë për 14 vepra penale. Më ka kallëzuar dhe po më përndjek politikisht sepse kam guxim për të thënë të vërtetën e madhe.

Policia nuk ka pasur guxim të çojë një minstër të vetëm në prokurori për të gjithë hajdutërinë e madhe por gjen letër dhe kohë për të proceduar qytetarë që nuk dakordësohen me vjedhjet që bëhen në vend. Ata do të rrëzohen një nga një në të gjitha shkallët e sistemit të drejtësisë sepse ne e kemi Kushtetutën me vete.


Shtuar 13.03.2026 19:02