Zyrtarët ukrainas kanë raportuar se nëntë civilë janë vrarë në sulmet ruse, dje.
Mes tyre dhe një “familje e tërë” në qytetin e Beryslav, Kherson, një burrë, grua dhe djali i tyre 12-vjeçar.
Në total, gjashtë persona u vranë në Kherson, një në Donetsk dhe dy në Zaporizhzhia, sipas administratave ushtarake rajonale të Ukrainës.
Kujtojmë se orët në vijim nuk do të ketë sulme, pasi Rusia sapo futi në fuqi armëpushimin 36 orësh.
Ky vendim ësht pritur me skepticizëm nga perëndimi. Ukraina nuk e ka pranuar, ndërsa presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha se Rusia thjesht po merr pak oksigjen./albeu.com