Policia e Lushnjës ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Në një komunikatë, policia bën me dije se zjarri si pasojë e tk cilit ndërroi jetë një i moshuar, ndodhi si pasojë e një shkëndije elektrike.
Njoftimi:
“Rreth orës 07:40, në fshatin Bubullimë, Lushnje, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa e shtetasit Koli Koçi, 82 vjeç. Për pasojë, ka ndërruar jetë 82-vjeçari.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.