8-vjeçarja letër hajdutëve: Ju lutem ma ktheni varësen, kam kursyer për t’ia blerë babit (FOTO LAJM)

Prej disa orësh në website-t italiane po shpërndahet masivisht një letër, e cila ka emocionuar këdo që e ka lexuar. Autorja e saj është Gais, një vogëlushe 8-vjeçare nga provinca e Casatenovo-s, në zonën e Lecco-s, e cila as që do e kishte imagjinuar që një ditë t’u shkruante disa hajdutëve.

Ditën e martë ata hynë në shtëpinë e saj dhe i vodhën një send shumë të dashur për të: varësen që i kishte dhuruar babait të saj. Për këtë arsye, Gaia e vogël u ka bërë apel përmes një letre, në të cilën kërkon kthimin e saj pasi ka shumë vlerë për të. “Kam kursyer për dy vite që të mund ta blej,”-shkruan ndër të tjera ajo.

Në tekstin e publikuar nga Casateonline shkruhet:

“Të dashur hajdutë, jam një vajzë 8 vjeçe. E di që gjatë mëngjesit të 6 prillit, ndërkohë që mamaja ime po më çonte në shkollë, ju hytë në shtëpinë tonë. Ju kërkoj nga zemra të më ktheni varësen që keni marrë. Ka shumë vlerë emocionale për mua. Kam kursyer për plot dy vite para se t’ia blija babit. Nuk dua asgjë më shumë, ju lutem bëjeni këtë për mua. Me dashuri, vajza të cilës i morët varësen.”