8 vdekje dhe 88 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 8 vdekje dhe 88 raste pozitive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 651 persona, ndërkaq numri i rasteve aktive është 4,800.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 15,718 doza të vaksinës. Të vaksinuar me dozën e dytë në Kosovë, janë 493,794, ndërkaq numri total i dozave të administruara është 1,257,671./albeu.com

 


Shtuar 25.09.2021 15:01

Tags: