70 vjet në fron, Elizabeth shpall emrin e mbrëtëreshës së ardhshme të Britanisë (FOTO LAJM)

Mbretëresha Elizabeth ka mbushur plot 70 vite në fronin mbretëror të Britanisë së Madhe.

Me një fustan të gjelbër të çelur, një nga nuancat pastel që ajo pëlqen të veshë, Elizabeth pozoi për portretin e saj të ri zyrtar, i publikuar për të shënuar 70 vjetorin e mbretërimit më të gjatë të mbretëreshës në historinë britanike.

Madje, me rastin e festimeve të Vitit Jubilar të Platinit, siç quhet 2022, ajo shpalli emrin e mbretëreshës së radhës, e cila do të jetë Camilla , pas kurorëzimit të Charles.

Princi u martua me Dukeshën e Cornëall-it në vitin 2005, por me martesën e tij gruaja e re nuk siguroi titullin e ardhshëm të mbretëreshës, i cili fillimisht ishte menduar për Princeshën Diana.

Për të njëjtën arsye Camilla nuk e përdor as titullin Princesha e Uellsit. Por shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, mbretëresha Elizabeth ndoshta vendosi që publiku tani ishte gati ta pranonte Camilla-n si mbretëreshë.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj. Ju detyrohem mirënjohje të përjetshme dhe ndihem përjetësisht i detyruar për përkushtimin dhe dashurinë që vazhdoni të më jepni. Dhe kur të vijë fundi i kohës sime dhe djali im Charles të bëhet mbret, e di që do t’i ofroni atij dhe gruas së tij, Camilla, të njëjtën mbështetje që më dhatë. Dhe është dëshira ime e sinqertë, kur të vijë koha, që Camilla të marrë titullin e mbretëreshës duke vazhduar shërbimin e saj besnik ”, ka shkruar Elizabeth në mesazhin e saj publik në 70 vjetorin e saj në fronin mbrëtëror./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Getty Images (@gettyimages)


Shtuar 7.02.2022 09:38