70 bimë kanabis pranë shtëpisë, arrestohet 39-vjeçari në Mallakastër, si tentoi t’i ikte policisë (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar në Mallakastër pasi gjatë një kontrolli, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Lapulec, anës lumit Gjanica, u gjetën të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

39-vjeçari u gjet në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por pas ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Një tjetër operacion antikanabis i finalizuar me sukses nga Komisariati i Policisë Mallakastër.

Finalizohet pas një hetimi dyjavor, operacioni policor i koduar “River”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden dhe sekuestrohen 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit që tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i një hetimi dyjavor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacioni policor i koduar “River”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. G., 39 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë këtij operacioni, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Lapulec, anës lumit Gjanica, u gjetën të kultivuara 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Shtetasi E. G. u gjet, si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Policisë, në vendin ku ishin kultivuar bimët narkotike. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i kultivimit të bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa.

39-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar më 6.06.2022 10:13

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber