70.1% e të rriturve në Belgjikë janë vaksinuar plotësisht

Përqindja e të rriturve të cilët janë plotësisht të vaksinuar në Belgjikë ka arritur në 70.1% . Në veçanti, 7 nga 10 të rriturit kanë përfunduar vaksinimin, një normë që korrespondon me 6.5 milion njerëz , sipas Institutit të Shëndetit Publik Sciensano.

Ndërkohë 83.3% e atyre mbi 18 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19, dmth, pothuajse 8.000.000 persona.

Midis 20 dhe 26 korrikut, u regjistruan 1,469 raste të reja të koronavirusit, duke shënuar një rritje prej 4% në krahasim me 7 ditët e mëparshme./albeu.com


Shtuar 30.07.2021 09:54