Qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike kanë ndezur mbrëmjen e sotme qirinj në shkallët e Kryeministrisë si homazh për 7-vjeçaren që u aksidentua për vdekje nga skafi që drejtohej nga një efektiv policie në Himarë.
Në një reagim për mediat, Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaros.
Reagimi i PD-së:
Në orën 20:00 qytetarët ndezën qirinj tek Kryministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e krimit shtetëror në Plazhet e Vdekjes.
Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.
Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….
Të kërkojme shkarkimin ose…
Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi
Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano
Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!/albeu.com