7-Marsi, Berisha me mësuesit: Gjatë këtyre 9 viteve arsimi ka qenë viktima më madhore e regjimit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një taki me mësuesit me rastin e 7-Marsit. Gjatë takimit me mësuesit Berisha theksoi se gjatë këtyre 9 viteve kleptokraci arsimi ka qenë viktima më madhore e regjimit.

Sipas tij qeveria e Edi Ramës ka vendosur në piedestal injorancën, duke partizuar arsimin.

E vërteta është se sot në këto 9 vite kleptokraci në këto 8 vite kakistokraci, sundimit të më të këqinjve, në këto 9 vite të varfërimit të frikshëm të qytetarëve shqiptarë, në këto 9 vite të shkretimit si kurrë në histori me këtë shpejtësi të kombi tonë, arsimi, mësuesja, mësuesi kanë qenë nga viktimat madhore të këtij regjimi.

Sot mësuesia nuk është më një profesion i preferuar dhe këto janë sirena të frikshme alarmi për një komb. Një profesion që qëndron në një piedestal si asnjë tjetër dhe këtë nuk e duan, të rinjtë nuk e pëlqejnë, sepse kjo qeveri e ka përçmuar këtë profesion, e ka denigruar këtë profesion.

Kjo qeveri ka vendosur në piedestal, vulgun, injorancën. Kjo qeveri ka partizuar arsimin, arsimtarin”, u shpreh Berisha.

/AlbEu.com/


Shtuar 7.03.2023 17:52