65-vjeçari u hodh nga dritarja e spitalit në Gramsh, Policia jep detaje: Shkak, gjendja e rënduar psikologjike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Spitalin e Grashit, ku shtetasi Hekuran Llapushi, u hodh nga dritarja, duke marë kështu dëmtime të rënda në trup.

Policia bën me dije se 65-vjeçari trajtohej në këtë spital, për Astmë dhe Hipertension, ndërsa shkak i hedhjes dyshohet se ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga dritarja e spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension).

Për shkak të demtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com