Një 62-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës të premten e 10 nëntorit.
62-vjeçari akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Të lidhura
Bëhet me dije se ai ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12 vjeçare, nxënëse shkolle.
Ka qenë e mitura që i ka treguar gjyshes së saj, e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë.
Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit, dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikqyrje nga ana e policisë./Albeu.com

