6-vjeçarja në Kamzë kafshohej e rrihej me thupër nga babai, habit e ëma: E bënte nga malli!

Janë zbardhur detaje të reja nga dhunimi dhe abuzimi në Kamëz ku një vajzë 6-vjeçare është rrahur me thupër dhe kafshuar nga babai i saj.

Në pranga është vënë babai Raimond Kunoraj i cili ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj vajzës por nuk ka pranuar abuzimin seksual ndaj saj.

6 vjeçarja e dhunuar në Kamëz është rrahur edhe me thupër nga babai i saj, Raimond Kunoraj, i cili është vënë në pranga.

Tre ditë pas denoncimit të ngjarjes së rëndë në Komisariatin e Policisë Kamëz, nëna e të voglës ka pranuar para grupit hetimor se ishte në dijeni të dhunës që i ati ushtronte ndaj saj.

Gruaja, identiteti i të clës nuk bëhet me dije, ka thënë se 27-vjeçari Kunoraj e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar të bijën por sipas saj mendonte se e bënte ngaqë e kishte marrë malli e jo për ta dhunuar. Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e gjakut të të dy prindërve nga ku mund të vërtetohet nëse ata janë përdorues të lëndëve narkotike.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka gjetur gjurmë dhunë në trupin e të vogël, përfshirë këtu dhe në organet gjenitale.

Sot pritet që Gjykata të japë masën e sigurisë për Kunorajn, ndërsa për të ëmën nuk është ndërmarrë asnjë masë nga organet e drejtësisë. /albeu.com/

 


Shtuar 1.11.2021 13:27