Analisti Besnik Mustafaj ka qenë i ftuar në ABC dhe ka diskutuar për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Mustafaj thotë se rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit do të përdoren si retorikë nga të dyja palët, pra si nga Basha ashtu edhe nga Berisha për të sulmuar njëri-tjetrin.
Mustafaj shtoi se kandidatët e Berishës mund të arrijnë të marrin Shkodrën dhe Durrësin.
Në fund, sipas tij, dëmin do ta pësojnë demokratët.
Ndërsa deklaratat e kryedemokratit Basha që sot tha se beteja për Berishën “ka qenë për ta dorëzuar PD-në tek LSI-ja, analisti i cilësoi si broçkulla. Përtej anës ligjore apo formaliteteve, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për Musfatajn e kryen fare mirë funksionin e tij pasi në marrëveshje caktohet qartë se kush do ta udhëheqë.
“Ai (Basha) luan kot me këtë demagogji në mungesë të argumenteve politikë.”
Duke u kthyer tek 6 Marsi, Besnik Mustafaj u shpreh i bindur se në Shkodër dhe në Durrës mund të dalin fitues kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, Bardh Spahia dhe Ardian Muka.
“Fijet e Simpatisë për Berishën veprojnë. Në Shkodër do të jetë vendimtare analiza që do t’u bëhet 3 kandidatëve. Shkodrën do ta marrë Shtëpia e Lirisë. Jam i bindur me aq sa e njoh Shkodrën. Edhe në Durrës ka shanse Muka, ish-nënkryetar i PD, është një burrë me integritet të lartë”, përfundoi Mustafaj./albeu.com/