6 gjëra që nuk duhet t’i thoni partnerit tuaj

Sado që e doni të dashurin tuaj, të keni një marrëdhënie të hapur dhe ndani gjithçka, ka disa gjëra që nuk duhet t’i thoni kurrë!

1. Mos i thoni “Nuk të besoj” – Çfarëdo që t’ju thotë, t’i thoni se nuk e besoni, mund ta lëndojë. Më mirë të bëni biseda më të tella dhe kuptoni pse ai ju gënjen.

2. Mos i thoni “Po e ekzagjeron” – Ekspertët e marrëdhënieve thonë se ne kurrë nuk duhet t’i karakterizojmë partnerët tanë.

3. Mos i thoni “Asgjë” nëse ju pyetet “Çfarë ke” – Përgjigja klasike e shumë njerëzve në pyetjen “Çfarë ke?” është “Asgjë” kur në të vërtetë ka një problem.

4. Mos i thoni  “Deri këtu ishte” – Kjo frazë duhet të thuhet vetëm nëse jeni 100% i sigurt se do të donit t’i jepnit fund marrëdhënies tuaj.

5. Mos filloni një fjali me fjalët: “Ti je gjithmonë…” ose “Ti kurrë” – Mundohuni të mos përdorni fraza që tregojnë se keni arritur në përfundime për gjysmën tuaj tjetër.

6. Mos i thoni “Edhe ti e bën këtë” – Vetëm sepse partneri juaj ju fajësoi për diçka nuk do të thotë që ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Mundohuni të jeni më diplomatike dhe të përgjigjeni më saktë në mënyrë që nervat mes jush të ulen dhe dashuria të mbizotërojë gjithmonë./albeu.com


Shtuar 29.06.2021 22:42