58-vjeçari rreh kunatën në Vlorë, shpallet në kërkim

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Vlorë, ku një 58-vjeçar ka rrahur kunatën e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Shtetasi me iniciale K.J është shpallur në kërkim.

Njoftim policie

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe bën shpalljen në kërkim të shtetasit K. J., 58 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me kunatën e tij./albeu.com


Shtuar 16.08.2022 12:11