Rekord firmash! Krijohet peticioni që mund të fusë Kosovën në Eurovision

Nëse dëshironi që edhe shteti i Kosovës të marrë pjesë në Eurovision, duhet të firmosni ketë peticion

Gazetari Albert Limani ka krijuar një peticion online, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të bërë pjesë edhe Kosovën në kompeticionin e muzikës.

“Eurovisioni mbaroi për këtë vit, por jo edhe angazhimi jonë për ta çuar Kosovën vitin e ardhshëm në Itali. Duke vlerësuar rëndësinë e zërit të qytetarëve, kërkojmë nga ju që të na mbështesni duke nënshkruar këtë peticion i cili ka për qëllim ta dërgojë Kosovën në Eurovision 2022.

Kosova tashmë është pjesë e organizatave të mëdha dhe është koha që edhe Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU) t’i hapë dyert për Kosovën (RTK),”-shkruan gazetari.

Nëse doni dhe ju të mbështesni nismën e ndërmarrë nga Kosova, klikoni KËTU. Deri më tani kanë firmosur 6,057 persona nga 7,500 që është kërkuar. /albeu.com/

 


Shtuar 26.05.2021 19:36