55-vjeçari ndërroi jetë në vendin e punës, arrestohen dy përgjegjësit e frimës së mermerit në Skrapar

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Skrapar, pasi një person ndërroi jetë në firmën ku ata punonin.

Shtetasit J.M., 68 vjeç, banues në Tiranë dhe K.S., 50 vjeç, banues në Greqi, ishin të dy me detyrë përgjegjës në firmën në fjalë, ku ndërroi jetë një 55-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit J.M., 68 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik, pranë një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar dhe K.S., 50 vjeç, banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë.

Arrestimi i tyre u bë, pasi në firmën ku këta shtetas janë të punësuar, është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë shtetasi A.P., 55 vjeç, banues në Skrapar, i cili ishte i punësuar pranë kësaj firme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme

 

 


Shtuar 5.08.2023 11:09