Elidon Çela, shoferi dhe pronar i autobusit ku ditën e djeshme e gjetën dhe sekuestruar 522 mijë të padeklaruara ka “kyçur” gojën në polici.
Lushnjari nuk ka pranuar të bashkëpunoje me policinë për të zbuluar origjinën e eurove të gjetura në autobusin e tij që vinte nga Italia dhe bënë linjën Padova – Shqipëri.
Në këto kushte policia është e bindur se sasia e eurove u përket grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Padovas.
Mësohet se dëshmia e parë e Çelës ka qenë se ai do të flasë vetëm në prani të një akovati mbrojtës./albeu.com