5 të vdekur dhe 44 të plagosur pasi treni i pasagjerëve doli nga shinat në Gjermani

Pasi një tren mallrash doli nga shinat në Gjermani, deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 5 dhe numri i të plagosurve në 44.

Punonjësit e urgjencës gjetën një tjetër trup nën rrënojat e një treni që doli nga shinat në Gjermaninë jugore të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në pesë, tha policia të shtunën.

44 persona të tjerë u lënduan, tha policia lokale në Twitter, disa prej të cilëve morën lëndime më të rënda.

Pas disa përpjekjeve të dështuara, vinçat ia dolën të shtunën të ngrinin të paktën një vagon të trenit që kishte dalë nga shinat. Politikanët rajonalë dhe kombëtarë vizituan vendin dhe shprehën tronditjen e tyre.

Zyrtarët janë ende duke hetuar shkakun e daljes së trenit nga shinat në rajonin piktoresk malor në veri të Garmisch-Partenkirchen në Bavari.