5 arsye përse duhet t’ i thoni jo konsumit të kafes

Konsumi i kafes, nëse është mirë apo jo, është një temë , përgjigjet e të cilës krijojnë konfuzion. Kafeja kosiderohet një burim energjie për shumë njerëz, të cilët minimalisht nuk qëndrojnë dot pa konsumuar një kafe në ditë. Nëse kjo nuk ndodh ata mund të jenë të shpërqendruar përgjatë gjithë ditës.

Nëse do flasim për Shqipërinë, konsumi i kafesë përllogaritet në 2.5 kg për frymë në vit, kjo do të thotë se konsumi mesatar për një shqiptar është 300 deri në 375 filxhanë në vit.

Sipas studiuesëve kafeja ka të mira por edhe të këqija për organizmin. Ndikon negativisht sepse rrit nivelin e hormonit të stresit. Ky reagim rrit edhe nivelet e insulinës. Kjo e fundit rrit inflamacionin gjë që na bën të ndiheni keq.

Për më tepër, kafeina ul ndjeshmërinë ndaj insulinës gjë që vështirëson reagimin qelizor ndaj sheqerit në gjak.

Nivelet e larta të sheqerit në gjak ndikojnë tek enët e gjakut dhe rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kafeina dhe kolesteroli

Edhe pse kafeja përmban sasi të lartë antioksidantësh, ajo çliron në sistem disa substanca që kanë lidhje me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq. Për më tepër, acidet tek kafeina vonojnë përthithjen e glukozës në zorrë e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës.

Urthi

Kafeina shkakton parehati në stomak sepse ka aciditet të lartë. Si rrjedhojë shkakton probleme me tretjen, urth dhe prishje të ekuilibrave të florës bakteriale.

Kafeina dhe truri

Kafeina ndikon në sentitizimin e serotoninës, që është edhe hormoni i lumturisë. Njerëzit që pinë shumë kafe janë më të rrezikuar nga nivelet e ulëta të serotoninës. Ky hormon është i rëndësishëm për gjumin, tretjen, humorin dhe nivelet e energjisë. Pra, kemi të bëjmë me një rreth vicioz , duke qenë se kafeina prish gjumin dhe nxit ankthin dhe depresionin.

Kafeina dhe mineralet

Kafeina nxit nxjerrjen nga trupi të shumë mineraleve të rëndësishme nëpërmjet urinës. Bëhet fjalë për kalciumin, magnezin dhe kaliumin. Prishja e ekuilibrave të elektroliteve mund të shkaktojë komplikacione serioze.

Kafeina dhe mëlçia.

Kafeina pengon procesin e detoksifikimit të mëlçisë. Kjo do të thotë se për shkak të kafeinës, ky organ e ka të vështirë të pastrohet nga toksinat duke shkaktuar akumulim të dëmshëm të tyre.

Kafeina pengon edhe përthithjen e ilaçeve kundër depresionit duke përkeqësuar simptomat.


Shtuar 13.01.2023 17:29