49-vjeçari plagos me thikë vëllanë në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan mbrëmjen e djeshme.

Një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga vëllai i tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bixelle, Elbasan.

Policia bën me sije se “si rezultat i veprimeve hetimore u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bixelle, Elbasan, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në banesën e tij, në fshatin Bixelle, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vallanë e tij, shtetasin A. K., 46 vjeç.”

46-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 2.06.2023 09:22