49 milionë USD Shqipërisë për mbrojtjen kibernetike, Wisner takon deputetët e Komisionit të Sigurisë në Kuvend

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, David Wisner zhvilloi sot një takim me një grup të ngushtë deputetësh të Komisionit të Sigurisë në Kuvend.

Mësohet se në takim u vlerësua kontributi i vashdueshëm që ka dhënë Shqipëria për sigurinë rajonale sikundër kontributi për afganët dhe muxhahedinët.

Gjithashtu, David Wisner theksoi gjatë takimit se Shqipëria ishte vendi i dytë që kishte përfituar ndihmën më të madhe nga SHBA-ja në drejtim të mbrojtjes kibernetike pas Ukrainës. Mësohet se Shqipëria ka marrë një ndihmë 49 milionë dollarë në drejtim të mbrojtjes kibernetike.

Deputet demokrat Ferdinand Xhaferaj foli gjatë takimit mbi pengesat që krijojnë institucionet e ekzekutivit ndaj Komisionit të Sigurisë Kombëtare në ushtrimin e detyrave të tij, tejet të rëndësishme të mbikëqyrjes parlamentare.


Shtuar 4.10.2023 15:54