Aksidentohet nënkomisarja e famshme Anisa Kostani, udhëtonte me shofer pa patentë

Efektivja e policisë së Elbasanit, Anisa Kostani është përfshirë  në një aksident mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në afërsi të Kopshtit Botanik rreth mesnatës.

Kostani ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga R.Duka, i cili ishte pa patentë.

Ata u përplasën fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Si Kostani ashtu dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin  R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit nga automjetet, shtetasja A. K., 27 vjeçe (punonjëse policie, jashtë orarit të shërbimit), të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se Anisa Kostani, në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale.

Kostani u rikthye detyrë, po në Elbasan, pas 1 muaj pezullimi./Albeu.com/


Shtuar 25.01.2023 10:50