40-vjeçari akuzohet se ka ngacmuar seksualisht adoleshentin me probleme të shëndetit mendor, familja dhe banorët i dalin në mbrojtje

Dionis Myrtollari, së bashku me familjen e tij dhe banorë të fshatit të Porodinës, po protestojnë në komisariati i policisë të Korçës duke kërkuar drejtësi për akuzat e bëra për ngacmim seksual ndaj një adoleshenti me probleme të shëndetit mendor.

Në intervistë për mediat këta të fundit shprehen të acaruar nga kjo ngjarje, duke mohuar akuzat dhe duke kërkuar të zbardhet ngjarja.

Nga gjithë kjo situatë, gjendja e fëmijëve të Dionisit është përkeqësuar nga ana psikologjike. Banorët e fshatit kërkojnë që pala tjetër të largohet nga fshati pasi është problematike.

Kujtojmë se ditën e djeshme, 40-vjeçari foli për mediat ku tha se është dëmtuar imazhi ndërsa thekson se fëmijët e tij kanë frikë të dalin nga shtëpia pasi familja Qazimllari i godet me gurë.

“Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme mendore, jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka. Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël mund të më varni në mes të fshatit. Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë.”