4 ushqime që ndihmojnë gratë të mos vuajnë nga kjo sëmundje

Osteoporoza e njohur ndryshe si “epidemia e heshtur e kockave” është një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore. Gjatë osteoporozës ko cka bëhet më poroze dhe më e thyeshme.

Afërsisht 30% e të gjitha grave mbas menop auzës në Amerikë dhe Europë kanë osteoporozë. Mjekët shprehen se një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetës mund të ndihmojë personat e prekur ta mbajnë nën kontroll.

Ndryshoni stilin e jetesës dhe shtoni ushqimet e mëposhtme në regjimin tuaj ushqimor:

Salmoni: Salmoni është i njohur përmbajtjen e acidit yndyror Omega-3 që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja.

Spinaqi: Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme, plus fibra, hekur dhe vitaminë A.

Qumështi: Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju kushtojë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të do. zës suaj ditore të kalciumit.

Vezët: Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ato janë një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë kafe./albeu.com