4 trajnerët që Man United po mendon për sezonin e ardhshëm

E ardhmja e Ralf Rangnick në stol në Old Trafford sezonin e ardhshëm është e papërcaktuar.

Skuadra angleze ka një listë me kandidatë shumë interesantë për të tentuar të drejtojë klubin anglez raporton SPORT.

Vazhdimësia e Rangnick është e kushtëzuar qartë nga klasifikimi europian për kursin e ardhshëm. Trajneri gjerman do të largohej nga posti nëse nuk ia dilte mbanë dhe tashmë janë disa media angleze që po bëjnë publike listën e trajnerëve që skuadra angleze po kërkon.

Siç thekson “The Athletic”, janë katër emra që United po mendon.

I pari është ai i një të njohuri të vjetër dhe i pretenduar nga ‘Djajtë e Kuq’, Mauricio Pochettino

Një tjetër opsion që United po shqyrton është trajneri i Ajax-it, Erik ten Hag.

Së fundi, dy emra spanjollë shfaqen në listë. I pari është ai i Julen Lopetegui i Sevillas dhe Luis Enrique i Spanjës. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 17:25