Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me vrasjet që kanë ndodhur orët e fundit në vendin tonë, duke marrë shkas nga ngjarjet në Sarandë, Elbasan dhe së fundmi atentati me dy të vdekur në Vlorë.
Salianji shprehet më tej krimi e ka nxjerrë qeverinë nga loja dhe sovranitetin e kanë marrë bandat.
Postimi i Salianjit:
Vrasjet e raportuara përditshëm dhe mungesa e reagimit të qeverisë po krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët, kujtdo që i shkrepet kodet kudo dhe pa pasur asnjë frikë nga autoriteti i shtetit.
Adoleshentë qē lëvizin me armë në mes të qytetit si në Elbasan, shkrehja e armëve në mes të rrugës kombëtare sot në Vlorë, vrasjet tipike mafioze të pazbardhura në Fushë Krujë dhe Laç dhe gjëndja permanente e kriminalitetit e kanë nxjerrë qeverinë nga loja, sovranitetin në territor duket sikur e kanë bandat!
Gjëndja e kriminalitetit është alarmante, mungesa e autoritetit të shtetit vjen kryesisht si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë zgjedhjeve për ti përdorur si patronazhista dhe pas zgjedhjeve për t’iu dhënë pasuri publike, tendera dhe emërime në asministratë! Degradimi i situatës po shkon paralelisht me degradimin e qeverisjes, duhet një qeveri që të ketë aleat qytetarët dhe jo krimin!/albeu.com