Sipas shenjave astrologjike disa njerëz janë korrektë, ndërkohë që disa të tjerët përherë me vonesë.
Peshqit. Personat e kësaj shenje e kanë zakon të vonohen kudo. Ata hallakaten kot së koti dhe harrojnë që korrektësia në orar është shumë e rëndësishme. Fajin e ka edhe pavendosmëria. Ata hezitojnë ndërmjet të shkuarit me makinë apo me autobus, të veshurit të pantallonave të zeza apo gri, etj. Sigurisht që imagjinata dhe intuita janë cilësi të mira, por ndonjëherë duhet të dinë të jenë realistë.
Demi. Qetësia me të cilën personat e kësaj shenje i marrin gjërat përherë është ajo që i vonon. Ata nuk e pëlqejnë nxitimin dhe shpesh marrin kritika në punë.
Binjakët. Personat e kësaj shenjë janë shumë të shpërqendruar dhe e kanë të vështirë ta menaxhojnë si duhet kohën. Ata merren me shumë gjëra njëherësh dhe kureshtja i bën të vonohen. Nëse nuk duan të marrin përherë kritika më mirë të bëjnë përpjekje për t’u organizuar e për të planifikuar gjithçka me kujdes.
Shigjetari. Personat e kësaj shenje nuk duan të stresohen për asgjë e për më tepër për të përmbushur një orar. Megjithatë fati është shpesh në anën e tyre dhe nuk vonohen aq sa të acarojnë pafundësisht personat që i rrethojnë.