Sigurisht, aroma e saj është paksa e fortë, por përfitimet e saj për shëndetin dhe organizmin janë të shumta.
Hudhra, e cila i përket superushqimeve dhe ka veti unike për të cilat shumë njerëz ndoshta nuk i dinë.
Shikoni katër prej tyre…
1. Lufton rënien e flokëve
Sulfatet e hudhrës përmbajnë keratinë, një përbërës thelbësor strukturor i flokëve. Sipas një studimi, aplikimi i xhelit të hudhrës nxit rritjen e flokëve të rinj te njerëzit me alopecia areata.
2. Kontribuon në shëndetin e kockave
Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se hudhra përmban zink, mangan, vitaminë B6 dhe vitaminë C, përbërës të nevojshëm për ndërtimin e kockave të forta dhe përthithjen e duhur të kalciumit.
3. Forcon qëndrueshmërinë gjatë sportit
Sipas ekspertëve, hudhra forcon qëndrueshmërinë tonë fizike dhe redukton lodhjen pas stërvitjes. Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i vajit të hudhrës për gjashtë javë i ndihmon njerëzit me sëmundje të zemrës të zvogëlojnë rrahjet e zemrës dhe, si rrjedhojë, të vërejnë një përmirësim në qëndrueshmërinë e tyre fizike gjatë një testi rutine.
4. Është mburojë kundër ftohjes
Hulumtimet kanë treguar se plotësimi i hudhrës redukton incidencën e ftohjes me 63% dhe gjithashtu redukton kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes me 70%.