Shoqja të thotë për postimin që hodhi dikush, është momenti për pak thashetheme, por ty s’të shfaqet asgjë. Çudi! Me siguri, të ka bërë “hide” (ka fshehur) postimet në Instastory, që ti dhe ndoshta përdorues të tjerë të mos i shohin. Sipas një zëdhënësi të Instagram, nuk ka asnjë mënyrë zyrtare për të parë nëse dikush ka fshehur Story-t nga ty, për çështje privatësie. Megjithatë, mund të provoni disa mënyra të tjera:
1. “Bashkëpunëtorë në krim”
Thuaji një shoqeje/shoku të përbashkët, t’ju njoftojë kur ai përdorues poston diçka në Instastory. Nëse ju s’e shihni postimin, gjasat janë që jeni bërë “hide”.
2. Hulumtoni
Faqe si “insta-stories”, që mund t’i gjeni lehtësisht në Google, ju lejojnë të shihni story-t, madje edhe ato të vendosura në “Close Friends”, pa patur nevojë të futeni në llogarinë tuaj. Këtë mund ta bëni gjithmonë nëse profili i personit që do i shihni story-t është publik.
3. Kontrolloni prapë
Dikush mund t’ju ketë fshehur nga një postim specifik, por jo nga të gjitha postimet e ditëve në vazhdim. Arsyet? Ndoshta ju i dini më mirë…
4. Story Highlights
Nëse profili tek i cili dyshoni nuk ka asnjë “highlight” të vendosur në profil, me siguri përdoruesi ju ka bërë “hide”. Shikojeni profilin e tij nga një llogari tjetër për ta vërtetuar me më shumë siguri. Nëse nga llogaria tjetër ju mund t’ia shihni highlights, na vjen keq por tani është e sigurt: ju kanë bërë “hide”.