39-vjeçari shqiptar bie nga skela teksa punonte në Kretë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare është rrëzuar nga skela teksa ishte duke punuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Kretë.

39-vjeçari, sipas medieve greke, ka pësuar dëmtime të shumta dhe  është gjykuar e nevojshme transferimi i tij në spitalin e Chanias, ku po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv.

Njoftimi i Sindikatës së Ndërtuesve dhe Tregtisë së Përafërt të Rethymnon:

“Një tjetër koleg ndërtues u plagos rëndë në një kantier pune në zonën e Koumbe në perëndim të qytetit të Rethymno.

Kolegu me prejardhje shqiptare, tridhjetë e nëntë vjeç, baba i dy fëmijëve, ishte duke punuar në skelë kur ajo u shemb, duke bërë që të rrëzohet përtokë dhe të plagoset rëndë. Ai u dërgua në Spitalin e Chanias ku po trajtohet në reanimacion.

Sindikata e Ndërtuesve të Rethymno-s i uron kolegut që sa më shpejt të kthehet pranë familjes dhe miqve të tij./Albeu.com/


Shtuar 29.06.2023 08:04