37-vjeçari vetëplagoset me armë zjarri, detajet nga ngjarja

Një 37-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte (23 janar) në afërsi të Casa Italias.

Policia sqaron se i plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.