35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Kryeministri Edi Rama deklaroi se suksesi dhe fitoret e njëpasnjëshme të partisë vijnë nga aftësia e saj për t’u hapur dhe për të reflektuar.

Në 35-vjetorin e PS-së, lideri socialist u la një porosi të qartë strukturave, të mbajnë të forta dhe të mos i humbasin lidhjet me njerëzit në terren.

Të lidhura

None found

Gjithashtu ai u shpreh se, PS nuk doli si produkt i një krenarie për atë që lindte pas, por doli si produkt i një reflektimi lidhur me atë çfarë vinte përpara.

“Nga Gramozi , unë dua të kaloj tek ta që askush nuk i përmendi, se të gjithë thonë socialistë në tërësi, por që janë arsyeja bazë e të gjitha sukseseve tona elektorale, që janë patronazhistët e PS. Patronazhistët e PS, janë ata që bëjnë, në fakt e kanë bërë dhe e bëjnë, atë që Gramoz bën me të gjithë familjen socialiste, por e bëjnë me atë numër të vogël njerëzish që kanë në kujdestarinë e tyre. Unë e çmoj punën e të gjithëve, por mbi të gjitha e çmoj punën e patronazhistëve. Patronazhistët janë anëtarët e kësaj familje, qe më punë e tyre derë më derë dhe me kontaktet e tyre me njerëzit që kanë në patronazh, garantojnë atë që pikërisht atë që Gramozi kërkoi sot nga të gjithë: mos humbi lidhjet me njerëzit!

Një nga arsyet e fitores së PS është aftësia për t’u hapur dhe aftësia për t’u hapur buron në kohë: është një nga ato shënimet në ADN e PS, qysh nga momenti i lindjes së saj. PS nuk doli si produkt i një krenaria për atë që lindte pas, por doli si produkt i një reflektimi lidhur me atë çfarë vinte përpara dhe për këtë arsye, asnjë parti tjetër e krijuar në shqipërim, lerë ata “honxho bonxhot”, që medemek janë akoma kundërshtarët tanë, por asnjë parti tjetër e krijuar në Shqipëri, as paritë e reja, nuk e kanë dot, atë që ka PS në ADN e vet, që vjen nga ajo ditë nga dita e ndarjes dhe e rilindjes për tu hapur.”, tha Rama.


Shtuar 2.06.2026 19:47

jojobetcasibomcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetmarsbahismarsbahis girişjojobetgrandpashabetjojobetjojobetmatbetJojobetkavbetGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşiGrandpashabet ekşiholiganbetCasibom GirişJojobet GirişjojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş