35-vjetori i PS në Elbasan/ Rama risjellë periudhën kur socialistët ishin në opozitë: Anëtarësia kishte kosto personale

Kryeministri Edi Rama 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Elbasan, u ndal te rrugëtimi i forcës politike ndër vite dhe sfidat që, sipas tij, kanë shoqëruar mbështetësit e saj në periudha të ndryshme.

Gjatë fjalës së tij, Rama solli në vëmendje kohën kur Partia Socialiste ndodhej në opozitë, duke përshkruar një periudhë që, sipas tij, ishte e shoqëruar me vështirësi për anëtarët dhe simpatizantët e saj, përfshirë edhe pasoja në jetën profesionale.

Të lidhura

None found

“…Shumë socialistë nuk kishin të drejtën e një pune për shkak se ishin anëtarë të Partisë Socialiste. Më kujtohet një takim këtu në Elbasan, kur mora një mesazh nga një mësuese që më shkruante se ishte votuese dhe anëtare e PS-së, dhe kërkonte ndjesë që nuk mund të merrte pjesë në miting, sepse kishte frikë nga kamerat dhe pasojat në vendin e punës…”-u shpreh Kryeministri.

Ai shtoi se në atë periudhë, shumë mësues dhe profesionistë të tjerë shmangnin pjesëmarrjen në aktivitete politike, për shkak të frikës nga ndikimi që kjo mund të kishte në karrierën e tyre.

Sipas tij, rrugëtimi i Partisë Socialiste është i lidhur me një histori sfidash politike dhe sociale, të cilat sot, sipas tij, mund të duken të largëta për gjeneratat e reja.


Shtuar 7.06.2026 18:11

jojobetcasibomjojobetcasibomcasibomMadridbetMadridbetcratosroyalbetbetpark girişjojobetcasibombetnanoJojobetkralbetdeneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026deneme bonusu veren siteler 2026grandpashabetcasibomMarsbahis GirişcasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişholiganbetCasibomcasibomcasibomcasibom