Policia Rrugore e Gjirokastrës ka vijuar me kontrollet nëpër rrugë, për të gjobitur shoferët e pabindur.
Përmes një njoftimi thuhet se janë ndërmarrë 340 masa ndaj tyre brenda një jave, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore në Gjirokastër, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Burime zyrtare bënë me dije se është pezulluar 1 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe janë vendosur 340 masa administrative.
“Janë vendosur 340 masa administrative, konkretisht:
- 201 masa për parakalime të gabuara;
 - 42 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
 - 1 masë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
 - 52 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe
 - 44 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
 
Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.������♀���♂”, thuhet në njoftimin e policisë.
			   
			   
			   
			   
			   
			   
			   
			   
						
						