“330 garues përshkuan 1900 km”, Rama ndan pamjet nga Rally Albania (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme një video nga garat Rally Albania.

Kreu i qeverisë është shprehur se 330 garues nga 26 shtete të ndryshme përshkruan 1900 kilometra.

“Dhe me këta 330 garues nga 26 shtete, të cilët përshkuan mbi 1900 kilometra në vijën spektakolare DURRËS – DRAGOBI – POGRADEC – BERAT – TIRANË, duke i dhënë jetë aventurës me numrin më të madh të pjesëmarrësve në historinë e “Rally Albania”, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama në Facebook./albeu.com/


Shtuar 12.07.2022 09:31