32 zyrtarë të arrestuar për korrupsion, ndryshon gjithë struktura në Morinë, pika kufitare i kthehet normalitetit

Në pikën e përbashkët kufitare është kthyer normaliteti. E gjithë struktura policore e kësaj pike është zëvendësuar e po vijon punën normalisht.

E njëjta situatë është edhe me policinë kufitare të Kosovës. Procesi i punës si dhe i hyrjes apo daljes se mjeteve e qytetareve ne dy anët e kufirit është sipas procedurave dhe nuk janë vërejtur probleme apo vonesa të pajustifikuara ne kufi.

Struktura e policisë kufitare e Morinës u shkri thuajse e gjitha përfshirë edhe nivelet drejtuese te saj dhe tashme ndodhen në procedim hetimor.

Ditën e premte u shoqërua trupa policore e shërbimit si dhe ato të ndërresës për shkak të një hetimi dy vjeçar dhe shkeljet e vërejtura nga përgjimet e SHCBA dhe SPAK, bashke me IPK e Kosovës./albeu.com

 


Shtuar 11.04.2022 10:43