Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Arben Memën 32 vjeç, i cili terrorizoi një ditë më parë qytetarët që ndodheshin në shesh me veprime të pakontrolluara me makinë.
Sipas “abcnews”, nga testi i alkoolit ka rezultuar zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë % e lëndës narkotike që ka konsumuar .
Ndër të tjera mësohet se nga kontrolli që është bërë në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar nuk është gjetur asnjë gjë e jashtëligjshme.