Policia e Lezhës, ka arrestuar pronarët e dy bizneseve farmaceutike, pasi kanë zbuluar 2 raste të shitjes së ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë, pa elemente sigurie.
Në pranga përfunduan Aleks Dokaj dhe Sokol Idrizi, të cilët akuzohen për shitje të ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë, pa elemente sigurie.
Njoftimi i policisë:
“Lezhë/Një sërë planesh operacionale po zhvillohen paralelisht në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Antidote”. Zbulohen dhe goditen 2 raste të shitjes së ilaçeve dhe artikujve farmaceutikë, pa elemente sigurie.
Për njërin rast u arrestua një 34-vjeçar që kishte fshehur në 2 subjektet që kishte në pronësi (farmaci dhe magazinë të një marketi), 300 kuti me ilaçe jashtë kritereve, me vlerë rreth 10 000 euro.
✅Për rastin tjetër u procedua penalisht administratori i një kompanie farmaceutike, pasi në automjetin e kompanisë, u gjetën 200 artikuj ortopedikë dhe aksesorë parafarmaceutikë, pa dokumentet shoqëruese që kërkon ligji”, thuhet në njoftimin e policisë.