300 kg drogë nga Shqipëria drejt Austrisë, në pranga dhe personi i tretë, mik i Aldo Bares (EMRI)

Emiljano Burda, 55-vjeç, është i treti që arrestohet pas babë e bir, Ilirjan e Kristi Orhanit në 17 Shtator për 300 kg kanabis që po transportonin nga Shqipëria me destinacion Austrinë.

Babë e bir u vunë në pranga më 17 shtator, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Policinë malazeze, pasi po transportonin drogën, me një kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta dhe u kapën në Doganën e Malit të Zi.

Gjatë kontrollit të kamionit që kishte destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, kanë gjetur 180 pako me kanabis.

Emiljano Burba njihet si miku i Aldo Bares dhe  në shkurt të këtij viti u sekuestruan dy resorte në vlerë 3 milionë euro.

Vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të.