3 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, SHBA miraton vendimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar ndihmën prej 7 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti amerikan Joe Biden, i cili ka konfirmuar se SHBA-ja do t’i dërgojë Ukrainës gati 3 miliardë dollarë, për të trajnuar dhe pajisur forcat ukrainase për të luftuar për disa vite, shkruan BBC.

Është kësti më i madh i ndihmës amerikane që do të dërgohet në Kiev, thuhet në një deklaratë nga Biden. Ai shtoi se paratë do t’i lejojnë Ukrainës të blejë sisteme dhe municione të mbrojtjes ajrore dhe artilerie, si dhe radarë dhe pajisje të tjera.

Në muajin e gjashtë të pushtimit, Biden tha se ukrainasit kanë “frymëzuar botën me guximin dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj lirisë”.

Ukraina do të mbetet një “komb sovran dhe i pavarur”, theksoi ai./albeu.com/