29-vjeçari i dehur humb kontrollin e mjetit në Cërrik, përfundon në spital

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, në aksin rrugor Grmash-Cërrik, në fshatin Banjë.

Policia bën me dije se, shtetasi B.B., 29 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit./albeu.com


Shtuar 26.09.2021 20:06