29-vjeçares në Vlorë i djegin “Audin” në oborrin e shtëpisë, dyshimet e para

Orët e para të mëngjesit të sotëm, një 29-vjeçareje në Vlorë kanë djegur Audin. Nga të dhe dhënat e  para, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, brenda oborrit të shtëpisë,  automjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetases V. H., 29 vjeçe.

Nga të dhe dhënat e  para, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com


Shtuar 29.03.2022 08:27