275 afganë në Shqipëri! Pritja e veçantë e Yuri Kim: Jam ambasadorja e SHBA-ve, poshtë po ju pret Kryeministri i Shqipërisë (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dalë në orët e para të mëngjesit të sotëm për të pritur shtetasit e radhës që vijnë nga Afganistani dhe do të strehohen në Shqipëri.

Rama ka qenë i shoqeruar nga Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dhe Ministrja Olta Xhaccka. Yuri Kim është futur në avion për të përshëndetur me mikrofon afganët.

“Përshëndetje, a më dëgjoni. Unë jam Yuri Kim dhe jam Ambasadroja e SHBA-ve në Shqipëri. Jam këtu për t’iu mirëpritur ju së bashku me Ministren dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Kryeministri po ju pret poshtë. Faleminderit”, tha ajo.`

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur në total 275 shtetas afganë në 3 fluturime gjithsej.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.08.2021 09:04