26-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Amerikë

Kreshnik Kajtazaj,26-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 00:15 (me orë lokale), në Morris Park Avenue, në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vendngjarje, policia thotë se ka pikasur një shofer mashkull 26-vjeçar me lëndime të rënda në kokë dhe një pasagjer mashkull 24-vjeçar me lëndime të rënda në kraharor, raporton Gazeta Express.

Mediat lokale raportojnë se ata po udhëtonin me një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998.

Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, thotë policia, kur shoferi nuk arriti të kthehej siç duhet në rrugë dhe automjeti u përplas me një shtyllë.

Në zonë ka reaguar edhe EMS dhe ka konstatuar vdekjen e 26-vjeçarit në vendngjarje. EMS e transportoi 24-vjeçarin për trajtim ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.


Shtuar 16.12.2021 19:55