Federico Volpin, një çiklist italian u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 25-vjeçar shqiptar.
Mediet italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm.
Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë policia dhe ambulanca, por çiklisti 60-vjeçar humbi jetën menjëherë pas aksidentit.
Policia ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit dhe ka sekuestruar makinën e 25-vjeçarit shqiptar së bashku me biçikletën e viktimës. /Albeu.com