Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 459 testime, nga të cilët 25 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
16 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Dimal, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Vlorë.
Janë 158 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,690 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 22 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 459
Testime totale 2,038,241
Raste pozitive 333,446
Raste të shëruara 329,690
Raste Aktive 158
Humbje jete 3,598
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 130
Fier 10
Shkodër. 7
Berat. 5
Vlorë 3
Lezhë. 2
Korçë. 1