23-vjeçari nga Shqipëria plagos me thikë dy bashkëatdhetarët

Tre shqiptarë janë bërë protagonistë të një sherri me njëri-tjetrin në një kulb nate në Rodos në Greqi.

Siaps mediave vendase një 23-vjeçar pas një sherri banal ka plaosur me thikë dy kushurinj.

23-vjeçari ka plagosur me thikë në qafë një 31-vjeçar, i cili punonte si DJ në klubin e natës, e po ashtu ka plagosur në dorë edhe kushëririn e tij.

Duket se sherri mes tre shqiptarëve ka qenë për arsye banale, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, 23-vjeçari gjatë darkës ka provokuar DJ duke e bezdisur teksa ai luante muzikë. Në momentin që ai është drejtuar së bashku me kushëririn e tij në makinën e tyre për t’u larguar, 23-vjeçari i ka provokuar ata sërish më fjalë, e më pas i ka plagosur.

Ngjarja nuk është denoncuar, por pasi mbërritjes në spital të dy shqiptarëve, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Autori ëhstë arrestuar nga policia, dhe po përballet me akuzën e plagosjes.


Shtuar 21.02.2023 17:46